Terrorizëm në Vjenë, pamje të këqija

03 nëntor 2020 | 08:10

Terrorizmi goditi sërish. Pas sulmit të pak ditëve më parë në Francë, dje u godit Austria në zemër të saj, Vjenë. Sulmi ishte i koordinuar në 6 pika të ndryshme, ndërsa bilanci është disa viktima. Numri ende s’është konfirmuar nga policia.

Në Vjenë dje mbizotëroi kaosi. Kudo shihje njerëz që vraponin dhe qyteti ishte pushtuar nga makinat e policisë. Autoritetet u kërkuan qytetarëve që të mos dalin nga shtëpitë, pasi ende nuk janë neutralizuar të gjithë terroristët, ndërsa dyshonin se në një hotel mund të mbahen disa pengje. Pamjet e tmerrit bënë xhiron e botës, ku persona të armatosur gjer në dhëmbë qëllonin pa mëshirë qytetarët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Policia e Vjenës ka konfirmuar se tre persona kanë…