Testi i arritshmërisë, 57,1 për qind

08 qershor 2021 | 10:21

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar rezultatet e Testit të Arritshmërisë, të cilit i janë nënshtruar rreth 24 mijë nxënës të klasave të nënta në gjithë Kosovën.

Rezultatet e testit tashmë janë shpërndarë në shkolla. Këtë vit, rezultati i arritshmërisë në Test është 57.1 për qind.

Testi i mbajtur më 28 maj, është organizuar në tri gjuhë: amtare, boshnjake dhe turke dhe është mbajtur në 156 qendra të testimit.

Në këtë proces kanë qenë të angazhuar mbi 460 komisionerë dhe afër 2.200 administrues.

MAShTI falënderon të gjithë të përfshirët në procesin e mbajtjes së këtij testi për kontributin dhe bashkëpunimin e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Këshillit për mbrojtjen e të drejtave të luftëtarëve…