Testi i maturës, temë diskutimi mes ministrit Bytyqi dhe drejtoresh së ETS-së

27 shtator 2018 | 14:01

Gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka takuar drejtoresh e ETS, Shannon Ashpole Litton, dhe ekipin e saj.

ETS është organizatë, e cila bashkëpunon me Qeverinë e ShBA-ve për përpilimin e teksteve të nivelit shtetëror, siç janë Toefl, Ect, e të tjerë.

“Në këtë takim biseduam për format e përpilimit dhe rëndësinë e këtyre testeve, e rreth kësaj teme e informova rreth Testit të Maturës dhe testet tjera që realizohen në Kosovë, problemet që ekzistojnë qoftë në përpilimin e tyre, apo edhe në kontrollin e testeve. U dakorduam që në kohën e hapjes së diskutimeve publike në Kosovë rreth këtyre çështjeve, të jetë edhe një ekip i ETS pjesëmarrës në këto diskutime, për të ndihmuar me përvojën dhe praktikën e tyre, përvojë që daton nga viti 1947”, ka thënë Bytyqi.

Ai ka shtuar se për Kosovën është një lajm i mirë që ETS të jetë pjesë e këshilldhënies për të gjitha llojet e testeve, qoftë të nivelit parauniversitar, apo të arsimit të lartë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Afrim Hysenaj Veprimtaria shkrimore nuk është as vokacion dhe as…