Testimi i qarkores njëdrejtimëshe krijon tollovi në Prishtinë (video)

23 prill 2022 | 13:12

Nga mesnata e mbrëmshme, unaza qendrore e Prishtinës është shndërruar në rrugë njëkahore.

Kjo u bë me vendim të Komunës së Prishtinës dhe do të zgjasë vetëm dy ditë, sot dhe nesër, pasi që është në fazën testuese.

Ndërsa, në disa nga rrugët e Prishtinës janë parë kolona të shumta, kjo për shkak të qarkullimit njëkahëshe në rrugët kryesore.

Vrojtuesit e lagjes në Prishtinë kanë publikuar disa video në Facebook të kolonave të gjata te “Neëborni” si dhe te rruga “Robert Doll” në lagjen Pejton.

Rrugët që në mënyrë njëkahore do të funksionojnë deri në mesnatën e së dielës janë rruga “Agim Ramadani”, rruga “UÇK”, rruga “Migjeni”, rruga “Luan Haradinaj”, rruga “Garibaldi”, rruga “George Bush” dhe rruga “Eqrem Çabej”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sfida e vlefshme për kualifikueset e Amerikës së Jugut në…