Testohet “përbindëshi bërthamor” i ushtrisë amerikane: Shpërthejnë mijëra kilogramë eksplozivë, shkaktohet tërmet 3,9 rihter

21 qershor 2021 | 13:09

Marina amerikane ka krijuar një shpërthim të fuqishëm në det të hapur duke përdorur mijëra kilogramë eksplozivë, i cili shkaktoi një tërmet artificial me magnitudë 3,9 i shkallës rihter, për të testuar qëndrueshmërinë e aeroplanmbajtëses gjigante USS Gerald R. Ford.

Shpërthimi ndodhi pranë “përbindëshit bërthamor”, rreth 100 milje larg brigjeve të Floridës. Me anë të një postimi në Twitter, Marina amerikane konfirmoi qëndrueshmërinë e aeroplanmbajtëses, e cila mund të vijojë misionin e saj pavarësisht nga goditjet që mund të marrë.

Qëllimi i këtij testimi ishte të provonte reagimin e aeroplanmbajtëses nga tronditjet e shkaktuara nga shpërthimi në afërsi të saj.

Si pasojë e shpërthimit në det të hapur, autoritetet sizmologjike amerikane regjistruan një tërmet me magnitudë 3,9 të shkallës rihter.

USS Gerald Ford është aeroplanmbajtësja më e re e flotës detare amerikane, dhe padyshim një nga mjetet e saj më të rëndësishme për të treguar superioritetin në ujërat e globit.

Për ta ndërtuar janë nevojitur rreth 12 vjet dhe 43 miliardë dollarë, por tashmë anija që peshon 100 mijë tonelata dhe ka një gjatësi 337 metrash, është gatshme për misionet e caktuara nga Pentagoni.

Dimensionet e saj mund të përballohen vetëm nga dy reaktorë bërthamorë, që e bëjnë të lundrojë me shpejtësi relativisht të mahnitshme (deri në 60 km në orë),  dhe mund të mbajë 90 aeroplanë luftarakë si dhe një ekuipazh që i afrohet 5 mijë ushtarakëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka takuar kryetarin…