Konjufca takon kryetarin e Bundestagut: Institucionet gjermane qëndrojnë fuqishëm pranë popullit të Kosovës

21 qershor 2021 | 13:02

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka takuar kryetarin e Bundestagut gjerman, Wolfgang Schauble.

“Në takimin e përzemërt me Dr. Schauble ju falenderova për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për Kosovën. Diskutuam gjatë rreth zhvillimeve historike e politike për Kosovë dhe rajon, si dhe për sfidat që paraqiten në rrugëtimin e stabilizimit të rajonit, luftimin e pandemisë, rimëkëmbjen ekonomike dhe dialogun me Serbinë, si dhe finalizimin e procesit te liberalizimit të vizave”, ka shkruar Konjufca në llogarinë e vet në “Facebook”.

Konjufca ka theksuar se Bundestagu dhe institucionet gjermane qëndrojnë fuqishëm pranë dhe me popullin e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Skocisë ka konfirmuar se futbollisti i tyre Billy…