Tetë persona vdesin nga moti i ftohtë në ShBA

31 janar 2019 | 11:23

Të paktën tetë persona kanë vdekur si pasojë e motit të ftohtë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Temperaturat kanë rënë deri në -30 gradë celsius në Çikago, dhe deri në -37 gradë celsius në Dakotën Veriore.

Temperaturat e ftohta pritet të vazhdojnë të prekin më shumë se 250 milionë amerikanë, derisa rreth 90 milionë prej tyre do të përballen me temperatura -17 gradë celsius ose edhe më pak.

Shtetet Viskonsin, Miçigan, Ilionis, Alabama dhe Misisipi kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të motit.

“Ky mot mund të shënojë histori”, ka thënë meteorologu, Ricky Castro nga Shërbimi Kombëtar i Motit, raporton “Rel”.

Qindra shkolla, kolegje dhe universitete janë mbylluar në shtetet që janë prekur nga ky mot.

Temperaturat e ulëta është thënë të jenë shkaktuar nga zhvendosja e vorbullit polar, një rrymë ajri që zakonisht rrotullohet rreth stratosferës mbi Polin e Veriut.

Ajo rrymë është tani është ndërprerë, çka ka shtyrë të ftohtit drejt jugut.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kërkesa e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Bashkimit…