Tetë raste të reja të infektimit me Covid

13 dhjetor 2021 | 15:06

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit nuk është ndonjë rast i vdekjes nga koronavirusi.

Në njoftimin për medie, ministria ka treguar gjatë kësaj periudhe kohore janë shënuar 8 raste të reja të infektimit.

“Nga 2.496 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.898. Në total numri i rasteve aktive është 323”, ka njoftuar ministria.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e 30 vjetorit te Pavaresise se Republikes se…