Teuta Haxhiu u përgjigjet zyrtarëve të PDK-së rreth interpretimeve që po bëjnë për dorëheqjen e Hardinajt

30 korrik 2019 | 12:28

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, u është përgjigjur deklaratave të zyrtarëve të PDK-së të cilët në mënyra të ndryshme janë duke interpretuar dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit.

Haxhiu përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se dorëheqja e kryeministrit Ramush Haradinaj është akti më i lartë moral e politik “i një lideri të guximshëm që nuk e bëjnë dot ata që sot duke e hedhur gurin e fshehur dorën, mundohen ta interpretojnë në mënyrat më të pasinqerta. Siç është edhe rasti i fundit i disa aktivistëve të PDK-së”.

Ajo ka shtuar se: “Dhe kuptohet ‘misioni’ i tyre është tendencë e paskrupullt në funksion të zbehjes së të arriturave të pakontestueshme të zt. Haradinaj në ruajtjen e krenarisë dhe integritetit shtetëror, vendosjen e taksës dhe parandalimin e ndarjes së Kosovës. Uroj që mos ta ken hallin e humbjes së Serbisë (230 milion € )në tregun e Kosovës. Me Ramushin 100% shtet …”, ka shkruar deputetja Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë me…