Teuta triumfon ndaj Rahovecit

26 janar 2022 | 20:03

Teuta ka shënuar fitore shumë të rëndësishme, duke mundur Rahovecin me rezultat 83:80 (23:17, 22:23, 24:15, 14:25), në xhiron e nëntë të Ligës Unike.

Pas një fillimi të barabartë, vendasit shkëputen duke krijuar epërsi prej tetë pikësh 19:11, ndërsa çerekun e parë e fitojnë 23:17.

Vreshtarët e fillojnë furishëm periudhën e dytë, duke shkrirë epërsinë dhe e kthyen atë në favor të tyre 30:31, e më pas zhvillohet lojë e barabartë, megjithatë durrësakët e përfunduan pjesën e parë në të mirë të tyre 45:40.
Dallimi i madh u bë në periodën e tretë, ku basketbollistët e Teutës ishin bindshëm më të mirë, për të thelluar epërsinë, ku më e larta ishte 14 pikë, 69:55, sa ishte rezultati në semafor pas 30 minutash.

Në dhjetë minutat e fundit ndodhi e kundërta, ku kësaj radhe rahovecasit tentuan të bëjnë përmbysjen e madhe, megjithatë, arritën të zvogëlojnë shifrat në vetëm tri pikë, 83:80, sa përfundoi ndeshja.
Te Teuta u dallua Tamas Bruce me 20 pikë e 15 kërcime, kurse te Rahoveci u dallua Milik Yarbrough me 35 pikë e tetë kërcime.

Teuta ka pesë fitore dhe katër humbje, ndërsa Rahoveci ka tri fitore e gjashtë humbje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kroacia ka arritur marrëveshje me amerikanët për blerjen e automjeteve…