Thaçi: 12 qershori është ditëlindja e lirisë së Kosovës

12 qershor 2019 | 11:59

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se 12 qershori është ditëlindja e lirisë së Kosovës.

Thaçi në manifestimin qendror për 20-vjetorin e hyrjes ushtarake të NATO-s, ka thënë se në këtë ditë qytetarët e Kosovës u rilindën “Këtë ditë u rilindëm të gjithë ne, si qytetarë të lirë”, ka thënë Thaçi.

Ai ka thënë se NATO-ja shpëtoi një popull. “Sa të ketë Kosovë mbi këtë tokë ne do të jemi falënderues”, është shprehur ai.

“Bota e qytetëruar ishte së bashku me ne, për të ndërtuar një Kosovë të re. Kosova u bë demokracia më liberale në Evropë. Respektuam të gjitha të drejtat e pakicave”, ka deklaruar Thaçi, raporton “Epoka e re”.

“Liria e Kosovës është vlerë e përbashkët e të gjithë neve këtu. Ne jemi perëndimor. Mburremi që jemi sot populli më pro amerikan”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ai ka shtuar se Kosova e meriton të jetë pjesë e OKB-së, NATO-s dhe BE-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Interi shpreson se do të arrijë ta largojë Mauro Icardin…