Thaçi: Adem Demaçi ishte dhe do të mbetet ndërgjegjja jonë kombëtare!

21 prill 2019 | 13:01

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar kohën kur është liruar nga burgu veprimtari çështjes kombëtare, Adem Demaçi, i cili ka ndërruar jetë vitin e kaluar.

Me këtë rast, Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Adem Demaçi ishte dhe do të mbetet ndërgjegjja jonë kombëtare!

“Para 29 vjetësh ishte liruar nga burgu Adem Demaçi, një prej figurave më të ndritura të kombit shqiptar. Si shkrimtar i ri dhe i talentuar, ai kishte sakrifikuar çdo të mirë jetësore dhe ishte bërë personifikim i përpjekjes për çlirimin e Kosovës dhe bashkimin me Shqipërinë. Edhe pas 28 vjetëve, aq sa kishte qëndruar i prangosur, ai asnjëherë nuk e ndali zërin e tij kundër politikës sunduese dhe administrimit serb në Kosovë. Adem Demaçi ishte dhe do të mbetet ndërgjegjja jonë kombëtare!”, ka shkruar Thaçi.

/Epoka e re/

Para 29 vjetësh ishte liruar nga burgu Adem Demaçi, një prej figurave më të ndritura të kombit shqiptar. Si shkrimtar i…

Gepostet von Hashim Thaçi am Sonntag, 21. April 2019

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeparlamentari Kadri Veseli ka uruar besimtarët e krishterë me rastin…