Thaçi: Bahri Fazliu ishte njëri prej njerëzve më aktiv të lëvizjes kombëtare për çlirim (Video)

07 maj 2020 | 12:48

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë homazhe tek varri i dëshmorit Bahri Fazliu, në 22-vjetorin e rënies.

Me këtë rast, Thaçi ka thënë se  dëshmori Fazliu ishte një prej njerëzve më aktiv të Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës.

“Sot përkujtojmë bashkëveprimtarin dhe bashkëluftëtarin heroin e kombit Bahri Fazliut, që ra në istikamet e luftës përballë ushtrisë dhe policisë serbe. Bahriu është një prej njerëzve më aktiv të Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës”, ka thënë Thaçi pas homazheve.

Më tutje, presidenti ka thënë se Fazliu ishte një nga ata që e fuqizojë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).  (L.G : ‘Epoka e re’)

Homazhe te varri i Bahri Fazliut në 22 vjetorin e rënies (Drejtpërdrejt)

Homazhe te varri i Bahri Fazliut në 22 vjetorin e rënies (Drejtpërdrejt)

Publiée par Hashim Thaçi sur Jeudi 7 mai 2020

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partitë e koalicionit qeveritar në Poloni janë pajtuar për të…