Thaçi bashkëndjen me familjet e dy policëve të zhdukur

29 prill 2018 | 11:26

Presidenti, Hashim Thaçi, ka thënë se bashkëndjen me anëtarët e familjeve të dy policëve që u aksidentuan mbrëmë dhe që rezultojnë të jenë të zhdukur.

“Në këto momente të vështira të pritjes, dhembjes dhe shpresës jemi bashkë me anëtarët e familjeve të dy policëve, që u aksidentuan në rrugë buzë lumit Lepenc. Përgëzoj njësitet e FSK-së, të Policisë së Kosovës, zjarrfikësit dhe qytetarë të shumtë, të cilët janë duke kërkuar policët që nga orët e para të aksidentit”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtina është e përgatitur maksimalisht që mos të lejojë befasi…