Thaçi bën homazhe në Prekaz

05 mars 2019 | 14:26

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në nder të 21-vjetorit të shënimit të Epopesë së UÇK-së.

Thaçi në adresimin e tij ka thënë se po nderojnë sakrificën sublime të komandantit legjendar Adem Jashari si dhe të gjithë familjarëve të tij.

“Sot jemi në nderime të sakrificës sublime të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij dhe të gjithë Jasharajve .Po bëjmë nderimet më të larta shtetërore në Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila është Epopeja më e lavdishme e luftës sonë. E projektit më madhor, të shenjtë kombëtar të UÇK-së”, ka thënë Thaçi.

Nderime në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz (Drejtpërdrejt)

Gepostet von Hashim Thaçi am Dienstag, 5. März 2019

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, po…