OEK-u e rrit bashkëpunimin me Odën Ekonomike të Frankfurtit

05 mars 2019 | 13:57

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, po qëndron për vizitë në Frankfurt për avancim të bashkëpunimit me bizneset nga Gjermania.

“Ne takimet me bizneset nga diaspora u ritheksua rëndësia e krijimit të mekanizmave që nxisin investimet nga diaspora në Kosovë dhe transferin e dijes në shumë sektorë vital për zhvillimin ekonomik të vendit. Bizneset e diasporës janë ura kryesore edhe për depërtimin e shumë kompanive kosovare në tregjet evropiane”, thuhet në komunikatën e OEK.

Sipas kësaj komunikate, Rukiqi u takua edhe me udhëheqësin e Odës Ekonomike të Frankfurtit, Jürgen Ratzinger, me të cilin u dakorduan për thellim të bashkëpunimit mes dy Odave, në funksion të rritjes së këmbimeve tregtare, investimeve dhe shkëmbimit të përvojave në arsimin dhe aftësimin profesional.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, njëherësh…