Thaçi dekoroi Jeffrey Hovenier me Medaljen Jubilare Presidenciale

04 qershor 2018 | 12:05

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim diplomatin amerikan Jeffrey Hovenier, të cilin e ka dekoruar me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, për kontributin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Presidenti Thaçi e ka falënderuar diplomatin amerikan për kontributin që ka dhënë në Konferencën e Rambujesë, në procesin e Vjenës dhe në procesin e shtetndërtimit të Kosovës.

“Mbështetja e juaj dhe e SHBA-së në të gjitha proceset politike ka qenë përcaktuese për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Do të jemi përgjithmonë mirënjohës”, ka thënë presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi ka thënë se Hovenier dhe shumë diplomatë të tjerë amerikanë janë heronj të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Ndërsa diplomati amerikan Jeffrey Hovenier, ka thënë se qëndrimi amerikan gjithmonë ka qenë në përkrahje të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

“Unë dhe familja ime ndihemi shumë të nderuar. Ndryshimet pozitive në Kosovë janë mbresëlënëse. Unë do të jem gjithmonë një mik i Kosovës”, ka thënë ai.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër më 5 qershor fillon Kampionati Evropian për femra në…