Thaçi dekoron Halitin me Medaljen Presidenciale Jubilare

06 qershor 2018 | 16:52

Presidenti Hashim Thaçi ka dekoruar nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë.

“Me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, sot e dekorova njërin ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, anëtarin e delegacionit të bisedimeve në Rambuje dhe nënshkruesin e Deklaratës së Pavarësisë, Xhavit Halitin, për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ndërsa, nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, ka thënë se ndihet i nderuar me medaljen e ndarë nga bashkëveprimtari dhe bashkëluftëtari, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

/Epoka e re/

Image may contain: 2 people, people smiling

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, ka kërkuar nga Qeveria…