Thaçi dekoron Idriz Rrecajn me urdhrin ‘Hero i Kosovës’

15 shkurt 2019 | 14:03

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar ish-kryetarin e Skenderajt, Idriz Rrecaj me urdhrin “Hero i Kosovës”.

Lajmin e ka bërë me dije nipi i Idriz Rrecaj, Bajrami. “Sot presidenti i Kosovës z. Hashim Thaçi dekoroj axhën tim Idriz Rrecaj me urdhrin ‘Hero i Kosovës”, ka shkruar Bajram Rrecaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Idriz Rrecaj përpos kryetar i Skenderajt, ka qenë edhe kryetar i LDK-së në këtë komunë. Ai është zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë, dhe ende nuk dihet për fatin e tij.

/Epoka e re/

No photo description available.Image may contain: one or more people

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Djali i Shaban Sylës, Leotrim Syla, i ka shkruar një…