Thaçi dekoron me medalje presidenciale Eric Leyvraz

31 korrik 2018 | 11:59

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar me medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë ish-presidentin e Parlamentit dhe Kantonit të Gjenevës, Eric Leyvraz.

Thaçi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se Leyvraz ka dhënë kontribut të çmuar për forcimin e subjektivitetit të shtetit tonë dhe është një mik i madh i Kosovës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndeshja kthyese ndaj Karabakut në Azerbajxhan është speciale për mesfushorin…