Musolli ndaj Karabakut thyen rekord te Kukësi

31 korrik 2018 | 11:48

Ndeshja kthyese ndaj Karabakut në Azerbajxhan është speciale për mesfushorin nga Kosova, Besar Musolli.

Ky i fundit do ta barazojë rekordin e 21 përfaqësimeve në arenën ndërkombëtare të ish-kapitenit Hallaci, ndërsa do të vendosë edhe rekordin e 216 ndeshjeve në të gjitha kompeticionet me ekipin.

“21 ndeshje në Evropë, aq sa edhe Hallaçi, janë mirë dhe aq më shumë ndihem mirë sepse do të kaloj një legjendë të kësaj skuadre si Rrahmani. Shpresoj se këtë ndeshje ta mbyllim edhe me kalimin e turit. 216 ndeshje në total do të thonë shumë. Kemi fituar dhe kemi humbur. Gjithsesi, nëse bëj një bilanc, mund të them se kemi më tepër kujtime të bukura dhe suksese”, ka thënë Musolli për “Supersport”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një bombë e vendosur në anë të rrugës ka goditur…