Së paku 11 civilë të vrarë në Afganistan

31 korrik 2018 | 11:44

Një bombë e vendosur në anë të rrugës ka goditur një autobus në provincën Farah të Afganistanit, duke vrarë së paku 11 pasagjerë dhe plagosur 40 të tjerë.

Zëdhënësi i guvernatorit të provincës, Naser Mehdi, i ka thënë “Radios Evropa e Lirë” se shpërthimi ka ndodhur derisa autobusi ka qenë duke udhëtuar përmes qarkut Bala Balik, mëngjesin e së martës.

Zëdhënësi i policisë së rajonit, Muhibullah Muhib, ka fajësuar militantët talibanë, të cilët kanë prani të fuqishme në provincën Farah.

“Ka qenë bombë e vendosur nga talibanët, për të goditur forcat e sigurisë, por, për fat të keq, ka goditur një autobus pasagjerësh”, ka thënë Muhib.

Sipas zyrtarëve, në mesin e të vrarëve ka gra dhe fëmijë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian (BE) ka shtuar në listën e sanksioneve edhe…