Thaçi dëshiron ta bëjë kurban shtetin e Kosovës që t’u mbijetojë problemeve

29 maj 2020 | 19:03

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Haki Abazi, insiston se ka një marrëveshje në mes të dy presidentëve, atij të Kosovës dhe atij të Serbisë. Për “Rtv Ora”, Abazi ka thënë se urgjenca që presidenti Thaçi kërkon një marrëveshje me Serbinë është e lidhur me fatin e tij politik dhe me Gjykatën Speciale.

“Unë jam i bindur se të gjitha deklaratat publike të Thaçit, që nga forumi në Austri ku flet për ndryshimin e kufijve dhe kthimin e dhuratës së Rankoviçit, apo suflerit të tij Baton Haxhiu, që thotë se marrëveshja e ardhshme do të jetë e dhimbshme dhe Kosova duhet të japë diçka për ta marrë njohjen nga Serbia, tregojnë se urgjenca me të cilën ai i dërgon mesazhet në Uashington, për të nënshkruar një marrëveshje, është direkt e lidhur me fatin e tij si person në politikën kosovare, duke ditur se në shkurt të vitit të ardhshëm i përfundon mandati i presidentit dhe në anën tjetër mbi kokën e tij qëndron Gjykata Speciale që ai vetë e ka formuar dhe nuk kemi çfarë i bëjmë. Shteti i Kosovës, liria  dhe Kushtetuta jonë është shumë më e vlefshme sesa fati i një individi si Thaçi që me vetëdije ka hyrë në lojëra që, mesa duket, e ka të vështirë të dalë dhe do ta bëjë kurban shtetin e Kosovës dhe territorin e saj për të arritur t’u mbijetojë problemeve që i ka krijuar vetë rreth vetes”, ka shprehur mendimin Abazi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar pas vendimit…