Bashkimi Evropian kërkon zbatim të vendimit të Kushtetueses

29 maj 2020 | 18:52

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar pas vendimit të së enjtes të Gjykatës Kushtetuese ndaj dekretit të presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër.

Në një deklaratë BE-ja ka bërë thirrje që të respektohet dhe zbatohet vendimi i Kushtetueses. “Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, si parim kyç i sundimit të ligjit, ne ftojmë të gjithë aktorët politikë të Kosovës që ta zbatojnë atë. Tani i takon Kuvendit që t’i ndërmarrë hapat e nevojshëm kushtetues në përputhje me vendimin e Gjykatës”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, BE-ja u bënë thirrje të gjithë liderëve politikë që të përmbahen nga gjuha nxitëse dhe ta shprehin mospajtimin e tyre ekskluzivisht në mënyrë paqësore dhe demokratike.

Ndërkaq dje, i dërguari special i presidentit Donad Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, po ashtu ka kërkuar nga i gjithë spektri politik në Kosovë që të respektohet vendimi i Kushtetueses.

Ndërkaq, sipas vendimit të gjykatës, dekreti i presidentit është në përputhshmëri me paragrafin 2 të nenit 82 të Kushtetutës, duke konstatuar rrjedhimisht që votimi i suksesshëm i një mocioni mosbesimi të Kuvendit ndaj Qeverisë nuk rezulton me shpërndarjen e detyrueshme të Kuvendit dhe mundëson formimin e një qeverie të re në pajtim me nenin 95 të Kushtetutës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), duke respektuar rekomandimet e IKShP-së,…