Thaçi dhe Rama bisedojnë për hapje të plotë të kufirit Kosovë-Shqipëri

08 maj 2019 | 17:17

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin ka biseduar për domosdoshmërinë e hapjes së plotë të kufirit Kosovë-Shqipëri dhe krijimin e një hapësire shqiptare pa kufi.

Thaçi, i cili po qëndron në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin e Brdo-Brijunit, me herët ka takuar edhe presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

“Sapo zhvillova një takim me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ku mes tjerash biseduam për domosdoshmërinë e hapjes së plotë të kufirit Kosovë-Shqipëri dhe krijimin e një hapësire shqiptare pa kufi, nën ombrellën euroatlantike. Në këtë takim ngritëm nevojën e korrigjimit të padrejtësive historike, duke bashkuar faktorin shqiptar rreth sensibilizimit të së drejtës të bashkëngjitjes së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me territorin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndeshja finale e Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave…