Thaçi e Hahni flasin për të ardhmen evropiane të Kosovës

03 dhjetor 2018 | 18:22

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur të hënën në takim komisionarin evropian për politika të fqinjësisë dhe negociata për anëtarësim, Johannes Hahn, me të cilin ka biseduar për të ardhmen evropiane të Kosovës.

Presidenti Thaçi, duke i uruar mirëseardhje komisionarit Hahn, ka ftuar për një angazhim më të madh të BE-së në Kosovë dhe rajon.

Presidenti Thaçi ka theksuar se e çmon rolin e komisionarit Hahn.

“E vlerësoj vizitën dhe angazhimin tuaj për zgjidhjen e problemeve”, është shprehur presidenti Thaçi.

Ndërsa, komisionari Hahn është shprehur përkrahës për aspiratat e Kosovës dhe të rajonit.

“Jam i interesuar që t’i zgjidhim të gjitha çështjet”, ka thënë komisionari Hahn, duke folur për raportet e Kosovës me BE-në dhe për çështjet ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Ramush Haradinaj pas takimit me komisionerin Johannes Hahn pas…