Haradinaj në ‘Facebook’: Qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të diskriminohen sa i përket lëvizjes së lirë

03 dhjetor 2018 | 18:22

Kryeministri Ramush Haradinaj pas takimit me komisionerin Johannes Hahn pas takimit ka thënë se qytetarët e Kosovës vazhdojnë të jenë të diskriminuar sa i përket lëvizjes së lirë në vendet e Bashkimit Evropian.

Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, Haradinaj ka thënë se gjatë takimit me komisionerin Johannes Hahn, argumentuan përmbushjen e të gjitha kritereve të vëna nga BE-ja për liberalizimin e vizave.

“Po ashtu, zyrtarit të lartë të BE-së iu prezantuan të gjitha faktet relevante që dëshmojnë se Serbia dhe BeH në vazhdimësi kanë vepruar kundër frymës së bashkëpunimit rajonal, duke mos përmbushur asnjë nga marrëveshjet e arritura me Kosovën. Tarifat prej 100% për mallrat e këtyre dy shteteve janë në funksion të mbrojtjes së sovranitetit dhe sigurisë nacionale të vendit dhe në përputhje me CEFTA-n. Kosova nuk do të ndalet në ecjen përpara drejt integrimeve euroatlantike, megjithë padrejtësitë e shumta dhe nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga vendimet e saj sovrane, përfshi taksën, deri në njohjen nga Serbia”, ka thënë Haradinaj.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian (BE), Johanes Hahn, ka…