Thaçi e Haradinaj ngushëllojnë familjen Kaçinari

27 dhjetor 2019 | 14:58

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, kanë ngushëlluar familjen Kaçinari me rastin e ndarjes nga jeta të kompozitorit Gjergj Kaçinari.

Thaçi ka thënë se Gjergj Kaçinari i ka dhënë shumë skenës artistike në vend. “Më pikëlloi vdekja e kompozitorit të njohur Gjergj Kaçinari, i cili i dha shumë skenës artistike. Puna dhe krijimtaria e tij kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në artin dhe kulturën shqiptare. Ngushëllime familjes Kaçinari, të afërmve dhe gjithë miqve të tij!”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ndërsa kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se kulturës do t’i mungojnë veprat e kompozitorit Kaçinari.

“Pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta e kompozitorit të njohur prizrenas Gjergj Kaçinari. Arti dhe kultura sot humbën një mjeshtër që ka kontribuar shumë për muzikën e vjetër shqiptare. Botës së kulturës do t’i mungojnë veprat dhe gjithë krijimtaria e veçantë e z. Kaçinari. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve e kolegëve të tij. I pushoftë shpirti në paqe!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka pranuar urime të shumta…