Thaçi: Faleminderit gjeneral!

10 maj 2019 | 14:42

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka takuar sërish sot komandantin e Gardës Kombëtare e Iowas, gjeneralin Timothy Orr, nga i cili për disa ditë po qëndron në Kosovë.

Në profilin e vet në “Facebook”, presidenti ka shkruar se lidhjet e Kosovës me  Iowan i bëjnë edhe me të veçanta marrëdhëniet me ShBA-të.

“Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe ShBA-së janë shumë të fuqishme. Por, ato ndërmjet Kosovës dhe Iowas këtë lidhje tonën e bëjnë edhe më të veçantë. Faleminderit për mbështetjen e parezervë, GJENERAL!”, ka shkruar Thaçi.

Gjatë kësaj vizite lamtumirës, gjenerali amerikan ka marrë shumë mirënjohje nga institucionet e Kosovës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rep-artistja Loredana Zefi gjatë ditëve të fundit ishte një ndër…