Thaçi: Familjet tona në Zvicër janë kontribuuese të Pavarësisë

19 shkurt 2018 | 11:14

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, nëpërmjet një videomesazhi në gazetën më të lexuar në Zvicër “Blick”, ka uruar të gjithë shqiptarët në diasporë dhe Zvicër për dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Thaçi ka thënë se shqiptarët që jetojnë në Zvicër le ta festojnë me krenari dhe me dinjitet Pavarësinë e Kosovës.

“Të gjithë këta njerëz, gjithë këto familje që jetojnë në Zvicër, kudo janë kontributor të mëdhenj të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Çdo herë duhet të jemi mirënjohës Zvicrës për mikpritjen, sistemimin, për kujdesin që kanë treguar për 200 000 shqiptarë atje, për juve familje shqiptare të Kosovës. Shteti i Kosovës, do jetë gjithmonë mirënjohës juve, sikur që do t’i jetë mirënjohës edhe shtetit të Zvicrës, dhe tash ky raport Kosovë – Zvicër do jetë tradicional, do jetë i bashkëpunimit të ngushtë, e mirënjohës përgjithmonë”, ka thënë Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autori i golit më të shpejtë të shënuar ndonjëherë në…