Thaçi: FSK-ja është pasqyra më e mirë e shoqërisë tonë të lirë dhe demokratike

17 shkurt 2020 | 18:50

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka qëndruar të hënën për vizitë në Kazermën “Adem Jashari” në 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Ai ka mbajtur një fjalim, ku tha se ndjehet krenar me djemtë e vajzat e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK).

“Me punën tuaj jeni bërë institucioni më prestigjioz në përfaqësimin e Kosovës në gara ndërkombëtare krah për krah shteteve demokratike dhe ushtrive moderne. Disiplina, etika dhe profesionalizimi juaj vërehet kudo në Kosovë”, është shprehur ai.

Ai ka pohuar se Ushtria e Kosovës u rrit së bashku me vitet e lirisë, pavarësisë dhe zhvillimit të saj.

“Ushtarë të nderuar bazamenti i ushtrisë janë heronjtë tanë invalidët, veteranëve sakrifica e të gjithë qytetarëve. Ushtria e Kosovës është shembulli më i mirë i bashkëpunimit me shtetet që e ndihmuan Kosovën, në krye me ShBA-të, vendet e BE-së dhe NATO-n”, ka deklaruar ai.

“Ju jeni ushtria e re por ushtri moderne. FSK është pasqyra më e mirë e shoqërisë tonë të lirë dhe demokratike. Tashmë në etapën e dytë ushtria e Kosovës synon objektiva të reja. Ju po rriteni në një ushtri kredibile në sytë e botës. Kosova di të jetë prodhues i paqes shembull i bashkëpunimit me NATO-n, Kosova në të ardhmen do të jetë pjesë e NATO-s”, ka thënë presidenti Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Taulant Xhaka zgjodhi që t’i bashkohej Shqipërisë, duke mos marrë…