Thaçi: Gjykata Speciale nuk do të shfuqizohet

01 shkurt 2018 | 15:34

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në konferencën për medie, në prag të 10-vjetorit të Pavarësisë, ka folur për iniciativën e deputetëve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Ai ka theksuar se Gjykata Speciale nuk mund dhe nuk do të shfuqizohet.

Presidenti Thaçi ka shpjeguar se pse në vitin 2015 kishte qenë pro krijimit të Gjykatës Speciale, që tani e konsideron padrejtësi historike që i është bërë Kosovës.

“Unë nuk e solla Gjykatën Speciale, e sollën rrethanat. Edhe pse një shumicë është kundër, strategjikisht ky ishte veprimi i drejtë”, ka deklaruar Thaçi.

Thaçi ka thënë se mundësia e krijimit të një gjykate përmes sponsorizimit të Rusisë në OKB dhe vendeve të tjera që nuk e kanë njohur Kosovën, e kanë shtyrë atë të jetë pro krijimit të Gjykatës Speciale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se 10-vjetori i…