Thaçi i ndan urdhrin ‘Hero i Kosovës’ hoxhë Avdyl Krasniqit

14 tetor 2019 | 11:49

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, sot i ka ndarë urdhrin ‘Hero i Kosovës’ (pas vdekjes) hoxhë Avdyl Krasniqit.

Ai ka thënë se hoxhë Avdyl Krasniqi ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin e radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Urdhrin ‘Hero i Kosovës’ (pas vdekjes) sot ia ndava njërit prej luftëtarëve të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, hoxhë Avdyl Krasniqit. Hoxhë Avdyl Krasniqi i përket pjesës atdhetare të klerit tonë fetar, duke kryer njëkohësisht obligimet atdhetare dhe ato fetare në periudhën më të rëndë të historisë së Kosovës dhe ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin e radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Fidesz e kryeministrit hungarez, Victor Orban humbi kontrollin mbi…