Thaçi i shqetësuar me mundësinë e frikësimit të votuesve serbë

04 tetor 2019 | 15:25

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot një delegacion të misionit vëzhgues të zgjedhjeve të Parlamentit Evropian, kryesuar nga deputetja Viola von Cramon-Taubadel, të cilët i ka falënderuar për kontributin e tyre për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në Kosovë.

Gjatë këtij takimi, presidenti Thaçi është shprehur i shqetësuar me raportet për intimidim të votuesve serbë në veri të Kosovës.

Ai i ka ftuar vëzhguesit që të jenë prezent në veri dhe të raportojnë për çdo gjë që do të vërejnë.

Presidenti Thaçi ka shprehur mirënjohjen për përkrahjen që institucionet e BE-së i kanë dhënë vazhdimisht Kosovës në forcimin e institucioneve dhe parimeve demokratike. “Jemi mirënjohës për rolin tuaj në monitorim të zgjedhjeve, por edhe për rekomandimet që jepni si mënyrë për të përmirësuar edhe më tepër procesin elektoral në Kosovë”, ka theksuar presidenti Thaçi.

Kurse, anëtarja e Parlamentit Evropian, Viola von Cramon-Taubadel, është shprehur e kënaqur që Parlamenti Evropian do të monitorojë edhe këto zgjedhje dhe ka kërkuar që rekomandimet që ka dhënë, e që do të jap ky mision vëzhgues të merren parasysh nga institucionet e Kosovës.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës…