Thaçi: Ishte takim i rëndë, më 1 korrik sërish takohemi në Paris me ftesë të Macronit

29 prill 2019 | 23:26

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, pas përfundimit të Samitit të Berlin, ka thënë se ka qenë një takim i rëndë e pa ndonjë rezultat konkret. Ai bëri të ditur se palët do të takohen sërish, më 1 korrik. Këtë herë në Paris me ftesë të presidentit francez Emmanuel Macron.

Thaçi ka shtuar se ka pasur një paqartësi edhe sonte për liberalizimin e vizave për kosovarët.

“Ishte takim i rëndë. Nuk mund të themi se pati ndonjë rezultat konkret. Kosova ka theksuar shumë qartë se na duhet patjetër vendimi për liberalizim sepse diçka të tillë Kosova e meriton. I kemi implementuar të gjitha kriteret e nevojshme dhe nëse diçka e tillë nuk ndodhë në një të ardhme të afërt, do të ketë zhgënjim të madh. Pati edhe sonte paqartësi për këtë çështje. Ndërsa e konfirmuar zotimin tonë për fqinjësi të mirë, për normalizim të raporteve me Serbinë. Dëgjuam me vëmendje Merkelin e Macronin, qëndrimet e tyre për Ballkanin. Ishte konstatim i të gjithëve se ky problem duhet të tejkalohet, dhe se nuk do të ketë dialog të kushtëzuar. Gjithashtu diskutuam edhe për mundësitë se si të lëvizjet më shpejt dhe më mirë, dhe kërkova që të mos ketë dallime nga shtetet e BE-së. Është konfirmuar se takimi i radhës do të ndodhë më 1 korrik në Paris”, deklaroi Thaçi në një prononcim para mediave pas përfundimit të Samitit të Berlinit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modeli unik, për të cilin thuhet se ka vetëm 100…