Thaçi: Kosova dënon ashpër aktin terrorist në xhamitë në Christchurch të Zelandës së Re

15 mars 2019 | 10:27

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se shteti i Kosovës dënon ashpër aktin terrorist në xhamitë në Christchurch të Zelandës së Re.

Ai ka thënë se në këto momente të rënda, populli dhe institucionet e Kosovës ndajnë dhimbjen me familjet e viktimave dhe shtetin mik të Zelandës së Re.

“Republika e Kosovës e dënon ashpër aktin terrorist në xhamitë në Christchurch të Zelandës së Re, ku u vrarë 40 persona dhe u plagosën 20 të tjerë. Në këto momente të rënda, populli dhe institucionet e Kosovës ndajnë dhimbjen me familjet e viktimave dhe shtetin mik të Zelandës së Re. Aktet e tilla dëshmojnë për domosdoshmërinë e vazhdimit të luftës kundër çdo forme të ekstremizmit dhe terrorizmit në botë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas sulmit terrorist…