Thaçi: Kosova duhet t’i mbështesë kërkesat e Luginës së Preshevës

20 shtator 2018 | 17:29

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se shteti ynë duhet d t’i mbështesë me veprime konkrete kërkesat e shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

“Unë i përgjigjem pozitivisht çdo mundësie për nënshkrimin e një marrëveshjeje me shkrim me përfaqësuesit politikë e legjitimë të Luginës së Preshevës, për bashkim me Kosovën. Gjatë tërë kësaj kohe kam kërkuar unitet politik në Kosovë për përkrahjen e kërkesës së tyre dhe dëshiroj që pas nënshkrimit tim, të gjitha subjektet politike parlamentare që u ka shkuar ajo kërkesë, t’i radhisin nënshkrimet si zotim për miratimin e rezolutës së iniciuar prej përfaqësuesve politikë të Luginës së Preshevës, për bashkim me Kosovën”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas votimeve të tri marrëveshje ndërkombëtare që lidhen me bashkëpunimin…