Thaçi: Kosova ka dëshmuar zotësi në luftën kundër terrorizmit

04 nëntor 2019 | 15:25

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se vlerësimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për vendin tonë në luftën kundër terrorizmit është impresionues.

Thaçi nëpërmjet një videoje të publikuar në llogaritë e veta në “Facebook” dhe “Instagram”, ka thënë se një vlerësim i tillë është i merituar.

Më tutje, Thaçi ka thënë se Kosova ka dëshmuar zotësi në luftën kundër terrorizmit dhe fundamentalizmit, raporton “Epoka e re”.

“Vlerësimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në luftën kundër terrorizimit është impresionues. Një vlerësim, ky i merituar, sepse Kosova ka vite që dëshmohet edhe praktikisht në luftë kundër terrorizimit, fundamentalizmit dhe çdo lloj ekstremizmi që paraqitet në Kosovë në rajon apo jashtë rajonit, kudo në botë, së bashku me partnerët ndërkombëtarë. Kosova ka dëshmuar zotësi, aftësi dhe djemtë e vajzat e saj kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm dhe historik për paqen dhe stabilitetin në Kosovë, por edhe në rajon”.

Vlerësimi i ShBA-së për Kosovën si një kampion në luftën kundër terrorizmit në rajon, është një përgjegjësi shtesë për institucionet, për qytetarët tanë, për gjeneratat e ardhshme. Rruga e Kosovës është e ardhmja euroatlantike, por Kosova do të dëshmojë edhe më fuqishëm se do të jetë e pa kompromis ndaj fenomeneve dhe rreziqeve të tilla. Vetëm kështu mund të kemi një vend të sigurt, të zhvilluar dhe prosperues”, ka deklaruar Thaçi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munchen e ka shkarkuar nga detyra e trajnerit Niko…