Thaçi kujton në shtatëvjetorin e vdekjes Arbën Xhaferin

15 gusht 2019 | 08:13

Në shtatëvjetorin e vdekjes, presidenti Hashim Thaçi ka kujtuar intelektualin dhe politikanin e madh, Arbën Xhaferi.

Thaçi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se trashëgimia intelektuale, kulturore dhe politike  e tij, do të na shërbejë gjatë si frymëzim për t’i vazhduar përpjekjet për modernizimin e shoqërisë, përmes vlerave evropiane.

“Arben Xhaferi do të mbetet njëri nga idhtarët dhe formësuesit më të mëdhenj të identitet evropian të shqiptarëve në tri dekadat e fundit”, ka shkruar Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Blerim Reka, e ka përshëndetur deklaratën…