Thaçi: Lajmi i mirë i radhës për Kosovën vjen nga Armenia

11 tetor 2018 | 15:40

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi  ka uruar për avancimin e statusit të Kosovës nga vëzhgues në anëtare e asociuar në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë.

Në profilin e tij në “Facebook”, presidenti ka falënderuar shteteve anëtare për mbështetjen e Kosovës.

 “Lajmi i mirë i radhës për Kosovën vjen nga Armenia. Nga vëzhguese, Kosova u bë anëtare e asociuar e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë. U jemi mirënjohës shteteve anëtare për afirmimin e Kosovës në familjen frankofone dhe për mbështetjen e vazhdueshme të tyre”, ka shkruar Thaçi.

 /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndeshja e Ligës së Kombeve në mes Kosovës dhe Maltës,…