Thaçi: Luan Hajdaraga, shembull i bashkëpunimit për realizimin e interesave kombëtare

31 korrik 2018 | 15:35

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka ngushëlluar familjen Hajdaraga me rastin e vdekjes së familjarit të tyre Luan Hajdaraga.

Me këtë rast Thaçi ka thënë se Hajdaraga ishte shembull i bashkëpunimit në mes shqiptarëve për realizimin e interesave tona kombëtare.

“Ish-ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Luan Hajdaragën, do ta kujtoj gjithmonë me respektin më të thellë për kontributin e dhënë për lirinë e Kosovës. Ai ishte shembull i bashkëpunimit në mes shqiptarëve për realizimin e interesave tona kombëtare. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Hajdaraga dhe gjithë miqve e kolegëve të tij”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj, ka thënë se deputetët…