Thaçi: Masakra në Rezallë është një dhimbje tjetër e madhe që rëndon mbi ne

05 prill 2019 | 11:42

Presidenti Hashim Thaçi ka përkujtuar masakrën e Rezallës.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se masakra në Rezallë është një dhimbje tjetër e madhe që rëndon mbi ne.

“Para 20 vjetësh, forcat serbe në mënyrë çnjerëzore ekzekutuan rreth 100 banorë të Rezallës dhe fshatrave të Drenicës. Dhimbja për humbjen e më të dashurve tanë vazhdon të jetë e madhe, por duke kujtuar të kaluarën e dhimbshme, ne gjithmonë jemi munduar të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët tanë”, ka shkruar Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Konferenca Shkencore Ndërkombëtare “Strategjia për zhvillim ekonomik lokal të komunave…