
Thaçi: Mbështetja e kongresmenit Engel do të mbetet përherë jetike për Kosovën
Presidenti Hashim Thaçi në kuadër të vizitës në SHBA ka takuar edhe kongresmenin amerikan, Eliot Engel.
Thaçi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se mbështetja e kongresmenit dhe e SHBA-së për Kosovën ka qenë, është dhe do të mbetet përherë jetike për popullin dhe vendin tonë.
“Gjithmonë kënaqësi të takoj mikun e madh të Kosovës, kongresmenin amerikan, Eliot Engel. Kongresmeni Engel në tri dekadat e fundit e ka përkrahur vazhdimisht vendin tonë në jetësimin e aspiratës për liri, pavarësi dhe shtetndërtim. Mbështetja e tij dhe e SHBA-së për Kosovën ka qenë, është dhe do të mbetet përherë jetike për popullin dhe vendin tonë”, ka shkruar Thaçi.
Gjithmonë kënaqësi të takoj mikun e madh të Kosovës, kongresmenin amerikan, Eliot Engel. Kongresmeni Engel në tri…
Gepostet von Hashim Thaçi am Mittwoch, 28. November 2018