Thaçi: Nderim i përjetshëm për 200 gra e burra që humbën jetën në shërbim të KFOR-it

10 nëntor 2019 | 09:49

Në kuadër të ceremonisë së Ditës së Përkujtimit të Mbretërisë së Bashkuar, sot presidenti Hashim Thaçi ka nderuar sakrificën e 14 ushtarëve britanikë, të cilët ranë në krye të detyrës, duke i shërbyer paqes dhe stabilitetit në Kosovë.

“Nderim i përjetshëm për rreth 200 gra e burra që humbën jetën si pjesë e misionit të KFOR-it në Kosovë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

“Ata që me sakrificën e tyre ndërtuan paqen dhe humbën jetën në vendin tonë, nuk janë vetëm heronj të KFOR-it dhe shteteve anëtare të NATO-s, por edhe të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot përkujtohen 14 anëtarët e Forcave të Armatosura Britanike, që…