Thaçi: Nderime të përjetshme bashkëluftëtarit të orëve të para të UÇK-së, Adem Jasharit

17 shkurt 2019 | 11:12

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në 11-vjetorin e pavarësisë së Kosovës ka kujtuar bashkëluftëtarin e tij, komandantin legjendar Adem Jashari.

Ai ka postuar një fotografi në llogarinë e vet në “Facebook” me Adem Jasharin, duke nderuar të gjithë dëshmorët e kombit.

“11 vjet pavarësi! Nderime të përjetshme bashkëluftëtarit tim të orëve të para të UÇK-së, komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij për sakrificën sublime. Nderime gjithë dëshmorëve të kombit”, ka shkruar Thaçi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dje është ndërprerë ndeshja mes KB Golden Eagle Yllit dhe…