Thaçi nderon me urdhrin ‘Hero i Kosovës’ dëshmorin Dinë Grabovci

28 qershor 2019 | 15:36

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka nderuar me urdhrin “Hero i Kosovës” dëshmorin Dinë Grabovci.

Thaçi ka thënë se Dinë Grabovci ka qenë veprimtar i lëvizjes kombëtare dhe kontribuues i jashtëzakonshëm në luftën tonë çlirimtare

“Nderimi për dëshmorët është nderim për historinë e popullit tonë. Urdhrin ‘Hero i Kosovës’, sot e ndava edhe për dëshmorin Dinë Grabovci. Ai ishte veprimtar i lëvizjes kombëtare dhe kontribuues i jashtëzakonshëm në luftën tonë çlirimtare!”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Dëshmori Dinë Grabovci është vëllai i zyrtarit të lartë të PDK-së, Adem Grabovci, i cili ka qenë anëtar i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mario Balotelli mund të rikthehet në Seria A. Sulmuesi italian…