Thaçi në Këshillin e Sigurimit: Themelimi i ushtrisë së Kosovës, vendim sovran, i pëlqen dikujt ose jo

17 dhjetor 2018 | 22:06

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në fjalimin e tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ku po diskutohet për situatën në Kosovë pas formimit të ushtrisë, ai ka thënë se ky vendim është legjitim i një vendi të pavarur.

“Themelimi i ushtrisë së Kosovës është vullnet i qytetarëve të saj. Nëse i pëlqen dikujt ose jo. Ushtria e Kosovës do të sjell paqe dhe stabilitet. Ushtria e Kosovës do të jetë profesionale dhe shumë etnike. Një forcë e cila do ta mbrojë çdo qyetetar të Kosovës në gjithë territorin e saj”, ka thënë Thaçi, transmeton “Epoka e re”.

“Jam shumë krenar me të kaluarën time dhe të bashkëluftëtarëve të mi”, ka thënë Thaçi, i cili ka vazhduar më tej duke folur për normalizimin e raporteve me Serbinë.

Thaçi ka thënë se Kosova është gati për dialog me Serbinë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Islam Pacolli është takuar me…