Thaçi nga Amerika: Pavarësia e Kosovës, trashëgimi politike e George H.W. Bush

05 dhjetor 2018 | 20:50

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sapo ka postuar fotografinë nga pjesëmarrja e ceremonisë së varrimit të ish-presidentit amerikan, Geroge HW Bush.

Thaçi në profilin e vet në “Facebook”, ka shkruar se Bush i’a kushtoi tërë jetën atdheut dhe lirisë. Dhe liria e pavarësia e Kosovës janë trashëgimi politike e tij.

“Bashkë me liderë botërorë, sot mora pjesë në ceremoninë mortore për nder të Presidentit të 41-të të SHBA-së, George H. W. Bush, që u mbajt në Katedralen Kombëtare në Uashington. Presidenti i ndjerë, George H.W. Bush, tërë jetën ia kushtoi atdheut dhe përhapjes së vlerave demokratike në botë. Deklaratat e fuqishme të ish-presidentit Bush ishin frymëzim në vitet e 90-ta për jetësimin e aspiratave tona për liri dhe pavarësi. Liria dhe pavarësia e Kosovës janë trashëgimi politike edhe e presidentit George H. W. Bush. HTH”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti George W. Bush ka shpërthyer në lot derisa ka…