Thaçi ngushëllon Turqinë për viktimat nga orteku i borës dhe rrëzimi i aeroplanit

06 shkurt 2020 | 16:37

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ngushëlluar shtetin e Turqisë pas vdekjes së mbi 40 personave pas një orteku të borës dhe tre të tjerë pas rrëzimit të një aeroplani.

“I pikëlluar thellë nga humbjet e jetëve në Bahcesaray pas ortekut të borës dhe aksidentit të aeroplanit në Stamboll. I kemi në mendje qytetarët dhe qeverinë e Turqisë. Ngushëllime familjeve të viktimave dhe ju dëshiroj shërim të shpejtë të lënduarve”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes Anton Quni, ka pritur në takim ambasadorin…