Thaçi: Nuk lejoj ndarje, shkëmbim apo asociacion me kompetenca ekzekutive

04 tetor 2018 | 22:08

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi që insiston se ideja e korrigjimit të tij nuk nënkupton shkëmbim territoresh, ai thotë gjithashtu se nuk do të flas për shkëmbim, ndarje apo asociacion me kompetenca ekzekutive.

Ai në “Debat Plus” ka deklaruar se perspektiva evropiane e Serbisë, do ta detyronte këtë shtet, që ta pranonte idenë e tij për korrigjim. 

Presidenti, madje ka deklaruar se nuk e ka problem as korrigjimin e flamurit shtetëror në rast të bashkimit të Luginës me Kosovë.

“Bash nuk s’mërzitna hiq nëse bashkëngjitet Presheva, Medvegja e Bujanoci, e përshtatim flamurin edhe kaq”, tha Thaci.

I pari i shtetit tha se ideja e tij për bashkimin e luginës së Preshevës ka mbështetjen e shumicës së popullit.

“Ideja për përfshirjen e luginës së Preshevës është në përputhje me vullnetin e 98 % të shqiptarëve në ato troje”, deklaroi Thaçi.

Ai, gjithashtu pranoi se ëndrra e të gjithëve, është bashkimi kombëtar.

“A nuk është interes strategjik edhe bashkimi me Shqipërinë? Shqiptarët do të jenë bashkë në familjen euroatlantike, në NATO e BE. Por, natyrisht që të gjithë e dinë ëndrrën e shqiptarëve”, tha Presidenti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Menduh Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, ka treguar arsyet…